×
  • Lajme
  • Botë

    U filmua ndërsa puthte të dënuarin, shkarkohet gardiania e burgut

    Reporteri
    20 Gusht 2021 | 22:53

    Një gardiane burgu në Britani u largua nga detyra pas publikimit të një videoje ku ajo shfaqej ndërsa puthte me pasion një nga të dënuarit.


    Në video tregohet oficerja e sigurisë ndërsa kalon çaste afrimiteti me të dënuarin Kevin Hog në burgun e Addiewell në West Lothian.

    Sipas të dhënave, gardiania nuk e dinte që po filmohej dhe se në momentin që doli videoja ajo u detyrua të jepte dorëheqjen.

    Dyshohet se kamera që filmoi gjithçka ishte vendosur nga vetë i dënuar Hogg i cili duhet të kalojë tre vite në burg për shkelje të kodit rrugor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!