Një shkarkesë elektrike në kutinë e shpërndarjes së linjës së energjisë ka shkaktuar zjarr mbrëmjen e sotme në një magazinë ushqimore në qytetin e Gjirokastrës.
Bëhet me dije se forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Pas ndërhyrjes është bërë e mundur shuarja e flakëve që mund të rrezikonin dhe dy banesat aty pranë.
Ndërkohë raportohet se si pasojë e zjarrit, u dogjën dyshemeja e drunjtë, një printer, një kompjuter, kaseta elektrike, tavanet e gipsit e dyert e drunjta. Sipas kreut te PMNZSH, gjeneral Pëllumb Shalarit, magazina e pozicionuar në zonën industriale paraqiste rrezik nëse zjarri do të prekte depozitën e madhe të gazit.
Objekti është në pronësi të Kristaq Pirpos dhe Aleko Lengos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.