Policia rajonale në Prizren së bashku me inspektorët gjatë inspektimit në rrugët “Tranzit i Ri”, “Tranzit i Vjetër” dhe në rrugën Prizren – Suharekë, në tri salla të dasmave kanë vërejtur se kanë organizuar dasma në kundërshtim me vendimin e fundit që qeverisë sa i përket masave anti-COVID.
Inspektorët se bashku me Policinë e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i kanë ndërprerë tri dasma dhe kanë gjobitur pronarët e sallave.
“Inspektoret se bashku me policinë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të urdhrit të Inspektorit, dasmat janë ndaluar dhe janë shpërndarë dasmorët. Në lidhje më këtë për organizimin në kundërshtim të vendimit të Qeverisë janë shqiptuar dënime nga ana e Inspektorëve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga data 20 gusht deri me datë 1 shtator të ndalohen veprimtaritë e klubeve të natës, dasmave, ahengjeve dhe mbrëmjeve të maturës në tërë territorin e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.