Situata me pandeminë Covid-19 është rënduar tej mase në Kosovë.
Vetëm gjatë ditës së premte u regjistruan mbi 2 mijë e 200 raste të reja, ndërsa 4 të tjerë humbën jetën.
Si pasojë edhe rastet aktive kanë shënuar rritje të madhe.
Në total numri i rasteve aktive është 16 mijë e 341.
“Nga 11.814 testime, 2.250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700. Në total numri i rasteve aktive është 16.341”, thuhet në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 245 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666 mijë e 476 doza të vaksinës.
Deri më sot 227 mijë e 581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.