Vajza e ish-Presidentit Afgan Ashraf Ghani, i cili u largua në Emiratet e Bashkuara Arabe , me 169 milionë dollarë para, u fotografua në rrugët e Nju Jorkut.
Mariam Ghani (42) jeton në një apartament luksoz në Brooklyn prej vitesh, ajo është e angazhuar në arte pamore dhe film dhe bën një jetë normale, por krejtësisht të ndryshme nga mënyra e jetesës së grave në Afganistan, shkruan Daily Mail.
Siç thuhet, apartamenti i saj është zbukuruar me rafte me libra nga dyshemeja deri në tavan, jastëkë dekorativë të prodhuar në Siri dhe një qilim nga Turkmenistani, të cilin e ka marrë si dhuratë nga babai i saj.
Ghani refuzon të komentojë situatën në Afganistan, por u bën thirrje amerikanëve në rrjetet sociale të përfshihen në aksionin për të ndihmuar afganët.
Ajo njoftoi në Instagram se ishte e zemëruar dhe e trishtuar për pushtimin talebanë dhe se kishte frikë për familjen, miqtë dhe kolegët e saj që mbetën në Afganistan, dhe u bëri thirrje qytetarëve amerikanë që të nxisin autoritetet lokale të ndalojnë dëbimin e refugjatëve afganë.
Mariam Ghani ka lindur në Brooklyn, është rritur në Maryland dhe ka qenë e përfshirë në art për pjesën më të madhe të jetës së saj.