Kaos i madh është parë të shtunën në qendrën e evakuimit jashtë aeroportit të Kabulit në Afganistan, me transmetuesin britanik “Sky News” që ka publikuar pamje të ushtarëve që mbulonin trupat e njerëzve të cilët ishin shtypur në përpjekjet për të ikur nga vendi.
Turmat janë shtuar shumë përreth mureve të aeroportit me ushtarët që kishin problem të mbanin rendin, me mijëra qytetarë që po shkojnë në aeroport çdo ditë në përpjekje për të ikur.
Ushtarët u kanë ndihmuar të lënduarve nga shtypja dhe kanë mbuluar trupat e atyre që kishin vdekur si pasojë e lëndimeve.
Për të parandaluar vdekje e lëndime të mëtejme, ushtarët u tërhoqën prapa nga turmat e njerëzve dhe përdorën një zorrë për t’i freskuar.
Teksa evakuimet po vazhdojnë, disa fluturime s’kanë qenë plot për shkak të kaosit në aeroport e kontrolleve të talebanëve.
Rënia e Kabulit shënoi kapitullin e fundit të luftës më të gjatë të Amerikës, që nisi pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.
KUJDES! PAMJE TË RËNDA!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.