×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E dielë e zezë në Shqipëri: Tre persona mbyten në plazhe brenda pak minutash

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 12:48

    Pushimet në këto javë të fundit të muajit gusht kanë përfunduar në tragjedi për tre persona.


    Dy burra nga Maqedonia e Veriut M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç janë mbytur këtë ditë të diele në plazhin e Spillesë.

    Me gjithë përpjekjet e stafit të mjekëve që shkuan në kohë rekord, ata nuk arritën dot të mbijetonin.

    “Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullore ende të paidentifikuar,(dyshohet se janë shtetas Maqedonas), rreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, ju bëjmë me dije se: Shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut. Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, shkruan policia.

    Shkak mendohet të jenë dallgët, ndërsa dyshohet se ata kishin konsumuar alkool para se të futeshin në det.

    Gjithashtu i mbytur ditën e sotme është një 59-vjeçar i identifikuar si Hasan Hysenaj, i cili po lahej në plazhin e Velipojës.

    “Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë./TCH

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!