×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fier: Automjeti bie në kanal, konfirmohen dy viktima

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 14:53

    Një automjet ka rënë në një kanal vaditës në zonën e Marinzës në Fier.


    Sipas informacioneve paraprake dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë pasi janë mbytur. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje.

    Njoftimi nga policia:

    “Sot rreth orës 13:00, në Marinëz është gjetur i përmbysur në një kanal një automjet tip “Nisan”. Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga uji pasi dyshohet se brenda tij mund të jenë 2 persona dhe mund të jenë mbytur nga uji. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!