Ka përfunduar takimi interesant mes Ballkanit dhe Dukagjinit në Suharekë, në kuadër të javës së parë në Superligën e Kosovës.
Pas katër golave të realizuar, asnjëra skuadër nuk arriti t’i arkëtoi pikët e plota, shkruan lajmi.net.
Ballkani fillimisht kishte rastin e artë, por Baftiu dështoi nga pika e bardhë (30′).
“Xhebrailat” gjetën golin përmes mesfushorit Ermal Krasniqi në minutat shtesë të pjesës së parë.
Qysh në aksionin tjetër, Abrër Shala i Dukagjinit barazoi rezultatin përmes një supergoli nga gjuajtja e lirë, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Në 45-minutëshin e dytë, Ballkani sërish kaloi në avantazh me anë të Krasniqit (53′).
Por, Dukagjini nuk u dorëzua dhe gjeti golin përmes Ahmed Januzit (68′).
Ky i fundit pas gjashtë minutave, u ndëshkua me të kuq, situatë që u rishikua nga VAR.
Kësisoj, epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 2 – 2.
Me këtë pikë, Dukagjini renditët në pozitën e tretë, derisa Ballkani në të katërtën gjithashtu me një sosh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.