×
  • Sport
  • Sport

    Zyrtare: Xherdan Shaqiri largohet nga Liverpooli, transferohet te kjo skuadër

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 21:04

    Futbollisti me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, edhe zyrtarisht është larguar nga klubi i Liverpoolit.


    Mediat britanike tashmë raportojnë se ‘The Reds’ janë pajtuar ta shesin Shaqirin te Lyoni për 9.5 milionë funte.

    Sulmuesi nga Zhegra e Gjilanit shumë shpejtë pritet ti kryej testet mjekësore dhe të prezantohet te klubi francez.

    Ai regjistroi 63 paraqitje me fanellën e Liverpoolit pas transferimit të tij nga Stoke City në verën e vitit 2018.

    Shaqiri me ‘The Reds’ arriti ta fitonte Premierligën, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!