×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tjetër incident në koncertin e Bregoviç, Policia rrethon një grup të rinjsh

    Reporteri
    22 Gusht 2021 | 23:37

    Një tjetër incident raportohet se është shënuar në vendin ku po mbahet koncerti i këngëtarit serb Goran Bregoviç.


    Pamjet e publikuara nga portali ‘Dosja’ tregojnë momentin kur forca të shuma policie rrethojnë një grup djemsh. Por, portali shqiptar nuk jep më shumë informacione se çfarë ka ndodhur.

    Një nga efektivët i bën me shenjë një prej të rinjve që të largohet që aty dhe ai ikën. Sipas portalit ‘Dosja’, ky incident mësohet se është i ri dhe nuk ka lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në koncert. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!