×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dasmori nxjerr kallashin në autostradë dhe uron çiftin, po kërkohet nga policia

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 8:01

    Pamjet vijnë nga një prej rrugëve të Shqipërisë, ku sot ka pasur shumë dasma.


    Një dasmor cili pasi ka marrë nusen, ka shkrepur nga makina e tij ‘Range Rover’ me kallashnikov në ajër disa herë.

    Personi që ka publikuar videon në rrjetet sociale e ka shoqëruar me një përshkrim “Talebanët në Afganistan”, lidhur me zhvillimet aktuale në botë.

    E gjitha ka ndodhur në autostradën e Laçit dhe janë pamje aspak të zakonta për vitin në të cilin jetojmë.

    Nga sa mësohet dasmori është identifikuar nga Policia dhe po punohet për kapjen e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!