×
  • Lajme
  • Lajme

    20 vjeçari nga Fushë Kosova arrestohet për vjedhje në Shqipëri

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 11:15

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, arrestuan në flagrancë shtetasit K. A., 20 vjeç, banues në Fushë Kosovë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, dhe A. B., 22 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ” Vjedhja “.


    Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali, i kanë vjedhur shtetasit A. Ç., një sasi vlere monetare dhe dokumenta personale, shkruan Reporteri.net.

    Gjithashtu nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas, më datë 20.08.2021, në lagjen nr.13, Durrës, kanë vjedhur në marketin e shtetasit P. B.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!