×
  • Lajme
  • Botë

    Talebanët: Evakuimi të përfundojë më 31 gusht përndryshe do të përballeni me pasoja

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 13:00
    Kthimi i talebanëve në Afganistan / Reporteri

    Talibanët paralajmërojnë se do të ketë pasoja nëse SHBA dhe Britania e Madhe do të zgjasin afatin për tërheqjen e trupave nga Afganistani.


    Në një intervistë për Sky News, zëdhënësi i Talibanëve, Dr Suhail Shaheen ka thënë: 31 gushti i deklaruar nga Presidenti Biden është vija e kuqe. Ata kanë deklaruar se do të tërheqin të gjithë forcat ushtarake. Prandaj nëse ata e shtyjmë më shumë do të thotë që ata po zgjasin pushtimin dhe nuk ka nevojë për këtë”.

    Ai ka shtuar “Nëse SHBA e Britania e Madhe kërkojnë më shumë kohë për evakuim përgjigjja është JO. Ose do të ketë pasoja. Do të krijonte mosbesim mes nesh. Nëse ata kanë qëllim në vijimin e pushtimit kjo do të provokonte reagim”, tha Shaheen.

    Dr Shahee thotë se njerëzit nuk po largohen nga Afganistani sepse kanë frikë, por e quan ‘migracion ekonomik” pavarësisht skenave dëshpëruese nga aeroporti i Kabulit.

    Ai e quajti ‘fake news’ lajmin se janë e shkollat e vajzave janë mbyllur dhe se talibanët po trokasin derë më derë duke kërcënuar njerëzit dhe duke kërkuar ata që kanë punuar me qeverinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!