Një përleshje zjarri midis personave të armatosur të paidentifikuar dhe rojeve amerikane, gjermane dhe afgane në aeroportin e Kabulit ka lënë një roje afgan të vrarë dhe tre të plagosur, duke nënvizuar situatën e brishtë të sigurisë në Afganistan.
Shkëmbimi i zjarrit, ndodhi në orët e para të mëngjesit në portën veriore të aeroportit të Kabulit. ‘The Guardian’ shkruan se gjithçka filloi kur ish-forcat afgane të sigurisë, të cilët tash po veprojnë si roje, shkëmbyen zjarr me grupin kundërshtar, duke çuar në një përplasje zjarri, në të cilën u përfshinë forcat gjermane dhe amerikane.
Detajet të incidentit u zbuluan në Twtter nga llogaria zyrtare e Komandës së Operacioneve të Forcave të Bashkuara Gjermane, “Bundeswehr im Einsatz” (Forcat gjermane në aksion), përcjell në shqip Gazeta Online ‘Reporteri.net’.
“Këtë mëngjes në orën 04:13, një përplasje zjarri shpërtheu midis forcave afgane të sigurisë dhe sulmuesve të panjohur në Portën Veriore të aeroportit të Kabulit. Një anëtar i forcës afgane të sigurisë u vra dhe tre të tjerë u plagosën”, thuhet në njoftim.
Heute Morgen um 04.13Uhr MESZ kam es am North Gate des Flughafens #Kabul zu einem Feuergefecht zwischen afghanischen Sicherheitskräften und unbekannten Angreifern. Eine afghanische Sicherheitskraft wurde dabei getötet, drei weitere verwundet. pic.twitter.com/4FLILE1NVA
— Bundeswehr im Einsatz (@Bw_Einsatz) August 23, 2021
“Forcat afgane të sigurisë janë anëtarë të ushtrisë afgane. Ata janë të përfshirë në sigurimin e aeroportit në Kabul si pjesë e operacionit shumëkombësh”.
Nga ana tjetër, The Guardian raporton se Ministri i forcave të armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, tha se forcat dhe shtetasit britanikë nuk ishin përfshirë në incidentin, i cili ndodhi në një zonë të aeroportit ku sipas tij ata nuk gjendeshin.
Aeroporti ka qenë një skenë kaosi që kur talebanët pushtuan kryeqytetin afgan në 15 gusht ndërsa forcat amerikane dhe ndërkombëtare përpiqen të evakuojnë qytetarët dhe afganët e pambrojtur. Të dielën, luftëtarët talebanë rrëzuan turmat në aeroport një ditë pasi shtatë afganë u vranë në një dërrmim në portat, ndërsa afrohet afati i fundit për tërheqjen e trupave të huaja.
Forcat e huaja në Afganistan nuk kanë kërkuar të zgjasin afatin e 31 gushtit për t’u larguar nga vendi, tha një zyrtar talebanë të hënën, pasi presidenti amerikan Joe Biden tha se trupat amerikane mund të qëndrojnë më gjatë për të mbikëqyrur një evakuim “të vështirë dhe të dhimbshëm”.
Lufta me armë erdhi disa orë pasi Biden u zotua të zgjerojë zonën e sigurisë rreth aeroportit duke krijuar kanale për njerëzit që të hyjnë në kompleks “në mënyrë të sigurt dhe efektive”, megjithëse ai nuk sqaroi nëse kjo do të përfshinte zgjerimin e perimetrit ose trupat amerikane që operonin në terren përtej aeroportit. “Prioriteti ynë i parë në Kabul është nxjerrja e qytetarëve amerikanë nga vendi sa më shpejt dhe në mënyrë të sigurt të jetë e mundur” tha Biden në fjalimet në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Online ‘Reporteri.net’.
SHBA të dielën kërkoi ndihmën e gjashtë linjave ajrore komerciale për të transportuar njerëz pas evakuimit të tyre nga Afganistani. Biden tha se njerëzit që iknin nga Afganistani po ndihmoheshin nga më shumë se dy duzina nga vende të ndryshme në katër kontinente. /The Guardian – Përktheu: Linda Krasniqi – Reporteri.net/.