×
  • Lajme
  • Lajme

    Shifra shqetësuese: 17 të vdekur brenda 24 orëve në Kosovë, 1067 të infektuar me Covid

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 15:02

    Shtatëmbëdhjetë qytetarë të Kosovës kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e Covid-19. Kjo është njëra prej ditëve më tragjike prej përhapjes së pandemisë.


    Shqetësues është edhe numri i infektimeve të reja. Vetëm gjatë 24 orëve janë shënuar 1 mijë e 67 raste të reja, shkruan Reporteri.net.

    Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, janë bërë 7 mijë e 964 testime.

    Po ashtu është bërë e ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 17 raste të vdekjes.

    “Sot janë shëruar 278 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.566.  Në total numri i rasteve aktive është 20.467”, ka njoftuar IKSHPK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!