×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Rikthehet ”Mihali i Jugut”, përzë turistat me ulërima për shezllonet

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 15:29

    Mihal Kokëdhima simboli i asaj se çfarë industria e turizmit nuk duhet të jetë është vendosur përsëri në qendër të mediave për sjelljen e tij në plazhin e Porto Palermos në Himarë. Sipas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, Mihali i është sulur një grupi pushuesish që po qendronin në vendin ku kishte restorantin e prishur duke iu bërtitur pse i kanë përdorur shezllonet.


    Mihal Kokëdhima i kërkon llogari pushuesve se përse kanë hyrë aty pa leje, ndërsa kur ata i thonë se është plazh publik, ai iu kujton se shezlonget dhe çadrat prej kashte janë të tijat.

    Pushuesit i ofrojnë Mihalit edhe të paguajnë nëse ai mendon se i kanë shkaktuar probleme, por ai nuk pranon as paratë duke kërkuar vetëm largimin e tyre.

    Dy vjet më parë, Mihal Kokëdhima terrorizoi një grup pushuesish nga Spanja duke iu varur në makinë për disa kilometra pasi ata ishin larguar të pakënaqur nga restoranti i tij “Panorma”. Ai nuk mbante menu në atë restorant duke e vendosur çmimin e peshkut sipas “kokës” së pushuesit.

    Dhe ”hakëmarrja” e shtetit ishte e rëndë pasi i dërgoi INUK-un dhe ja prishi restorantin. Mesa duket Mihalit nuk i del inati me shtetin dhe pushuesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!