×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqiptarët konsumuan 11.7 ton akullore kancerogjene

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 16:31

    11,747.44 kilogram akullore, me përmbajtje kancerogjene janë shitur në tregun shqiptar, njofton Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri (AKU).


    Njoftimi i AKU ka ardhur pas bllokimit të akulloreve të kompanisë “Mars” në Shqipëri, pasi në to u konstatuan përmbajtje kancerogjence.

    AKU informon se: “Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje”.

    AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërheqjen nga tregu të këtij produkti konkretisht: Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35,984.53 kg e importuar, u gjend gjendje e pa tregtuar sasia prej 19,880.4 kg e cila u bllokua. Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë territorin e Shqipërisë.

    Me marrjen e këtij informacioni u morën masa të menjëhershme nga Drejtoritë Rajonale të AKU-së për bllokimin e produktit akullore me lot të specifikuar me prani të substancës së paautorizuar të dërguara nga sistemi RASFF dhe tërheqjen nga tregu me destinacion asgjësimin e saj përkatësisht.

    “Sasia e shpërndare në treg – 16,104.13 kg; Sasia e kthyer nga tregu – 4,356.69 kg; Sasia që rezulton e shitur – 11,747.44 kg; Sasia prej 19,880.4 kg e gjendur gjendje në subjektet importuese dhe sasia e tërhequr nga tregu 4,356.69 kg u asgjësuan”. /Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!