Serbia, përmes Kushtetutës, akoma e mban Kosovën si pjesë të saj. Madje institucionet fetare e cilësojnë ‘ Jerusalemi serb’.
Por jo vetëm kaq, pasi që nga udhëheqësit politikë serbë e deri tek popullata civile, shpesh bëjnë deklarata të ndryshme në lidhje më Kosovën, që në thelb kanë mospranimin për humbjen e Kosovës, shkruan Reporteri.net
Ndërsa, tash e sa disa ditë në Serbi ka filluar një fushatë e madhe online kundër Kosovës me moton “Kosova është Serbi”, ide të cilën e ka përqafuar edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiq. Bëhet fjalë për një fushatë që lidhet me mbishkrime në paratë e të gjitha vendeve, e ku shkruhet ‘Kosova është Serbi’. Serbët këtë fushatë po e cilësojnë si ‘Luftë me laps’ dhe pretendojnë ta fitojnë.
Fotografitë me moto të tilla po përhapën përmes rrjeteve sociale, ku disa të rinjë serbë ju bëjnë ftesë të gjithëve shokëve të tyre që ta bëjnë të njëjtën, shkruan Reporteri.net.
“Të nderuar shokë ne jemi duke e nisur fushatën më të madhe së fundmi, nën sloganin Kosova është Serbi. Shkruani Kosova është Serbi në një kartëmonedhë prej 5 eurove. Bëjeni një selfie me këtë shkrim me #KosovaështëSerbi, shkruani vendin se nga vini dhe automatikisht ju mund të merrni kthim të parave nga secili person që ju shërben në Washtington, Berlin apo Paris. Këtë herë le të fitojmë me laps”, thuhet në njërën nga videot që janë shpërndarë nëpër rrjete sociale.
Por, si duket as populli Kosovës nuk kanë qendruar duarkryq ndaj kësaj ideje, duke iu përgjigjur kësaj ‘lufte’ përmes rrjetit social ‘Instagram’, ku kanë krijuar një llogari ‘Kosova është Kosovë’ dhe motoja e tyre është si shenjë vetëmbrojte.
Aty po publikohen foto të ngjashme me para të ndryshme, ku po shkruhet “Kosova është Kosovë”. /Reporteri.net/