×
  • Sport
  • Sport

    Manchester City përgatit ofertë finale për Harry Kane

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 18:01

    Manchester City është duke tentuar për herën e fundit në transferimin e Harry Kane nga Tottenham Hotspuri.


    Citizens ka disa javë që po tentojnë në transferimin e sulmuesit anglez, mirëpo Spurs deri më tani kanë refuzuar shitjen e tij.

    Sipas asaj që raporton Daily Telegraph, kampioni në fuqi dëshiron të ofrojë rreth 140 milionë euro për kartonin e Kane.

    Kreu i Tottenhamit, Daniel Levy po refuzon shitjen e lojtarit dhe është i vendosur që ta mbajë në skuadër.

    Dëshira e lojtarit është që të kalojë te City dhe po bën presion që marrëveshja mes dy klubeve të arrihet sa më parë.

    Kanë mbetur edhe shtatë ditë nga mbyllja e afatit kalimtar dhe gjërat ende duken larg sa i përket akordit mes dy klubeve rivale në Ligë Premier.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!