×
  • Lajme
  • Lajme

    FSK shpërndajnë maska falas për qytetarët në Ferizaj

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 19:13

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka vazhduar aktivitetin e saj për shpërndarjen e maskave falas për qytetarët e Ferizajt.


    Në një postim të Komunës së Ferizajt thuhet se ky veprim i FSK-së bëhet me qëllim që qytetarët të jenë sa më të sigurt dhe të mbrohen nga coronavirusi.

    “Gjatë ditës së sotme, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë bërë shpërndarjen e maskave falas për kalimtaret e rastit në sheshin e qytetit në Ferizajt. U tha se e gjithë kjo po bëhet me qëllim të vetëm që qytetaret të jenë sa më të sigurte dhe të mbrohen nga virusi Covid-19”, thuhet në postimin e Komunës së Ferizajt, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

    Gjatë ditës, ushtria e Kosovës ka shpërndarë maska edhe në qytetin e Fushë Kosovës.

    Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit janë shtuar shumë rastet pozitive me COVID-19, teksa sot janë shënuar 1067 raste të reja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!