×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kush menon si Xhevdeti, vepron si Dardani”, grafite kundër analistit pas statusit për vajzat dhe Audi-n

    Reporteri
    23 Gusht 2021 | 19:47

    Pas statusit kontraverz të analistit Xhevdet Pozhari lidhur me vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, dikush ka vendosur një grafit që e barazon moralizimin e këtij të fundit me veprën e të dyshuarit për vrasjen e të ndjerës.


    Ndonëse nuk dihet autori, në grafit shkruhet “Kush menon si Xhevdeti, vepron si Dardani”.

    Ky reagim vjen pasi analisti Pozhari tha, në reagimin e rastit tragjik në Ferizaj, se “vajzave duhet të rikujtojmë se nuk është me rëndësi vetura që po e nget një djalë”.

    “Por, poaq e rëndësishme është që edhe vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”, ka thënë ai.

    Pas kësaj, organizata QIKA u kërkoi mediave që të mos e ftojnë analistin në debatet televizive.

    Ndërkaq, Pozhari i kërkoi organizatës QIKA që të mësohen ta lexojnë atë që ai e shkroi në Facebook.

    “”Qikave” që nuk dinë të lexojnë! Ka kohë që për cilindo qëllim deklarimet e mia mundohen t’i devijojnë. Në mungesë të kundëragrumenteve përpiqen të më bëjnë shënjestër. Më duhet ta potencoj: Unë kam thënë atë që kam shkruajtur, e jo atë që doni ta lexoni ju! Fillimisht, mësohuni ta lexoni atë që është shkruajtur, e jo atë që ju mendoni se është thënë!”, ka shkruar Pozhari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!