Xherdan Shaqiri është deklaruar për herë të parë si lojtar i Lyonit, pasi që kompletoi kalimin nga Liverpooli.
Anësori shqiptar nënshkroi kontratë deri në vitin 2024 me klubin nga Ligue 1, derisa u kushtoi gjashtë milionë euro, plus pesë milionë bonuse.
Shaqiri ka thënë se ai mezi pret që të luajë për Lyonin dhe të ofrojë përvojën e tij në skuadër.
“Ndihem shumë krenar dhe i lumtur që përfundimisht kam nënshkruar kontratën time dhe tani jam zyrtarisht lojtar i Lyonit dhe mezi pres që të filloj me skuadrën dhe të takohem me gjithë klubin”, potencoi ai.
“Është një stadium i mrekullueshëm dhe kur e pash në fillim e imagjinova kur është i mbushur, do të jetë i pabesueshme dhe shpresoj që mund të shënojë para këtyre tifozëve të mrekullueshëm”.
“Natyrisht se e ndjeva mbështetjen e tyre dhe ata më kanë shkruar nga e gjithë bota. Më në fund jam këtu dhe të filloj të punoj dhe t’u jap paraqitje të mira dhe të shënoj para tyre”.
“Për mua më e rëndësishme është që të jap përvojën time për skuadrën, të jemi të suksesshëm, të fitojmë shumë ndeshje dhe në t’i marri tre pikë, kjo është më e rëndësishmja për mua. Kjo skuadër ka shumë potencial dhe mezi pres t’i takojë të gjithë”, ka përfunduar Shaqiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.