Xherdan Shaqiri e ka kompletuar kalimin te Lyoni nga Liverpooli.
Anësori shqiptar ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2024, derisa i kushtoi skuadrës franceze gjashtë milionë euro, plus pesë milionë bonuse.
Shaqiri u largua nga The Reds pas tre vitesh, derisa fitoi Ligën e Kampionëve dhe Ligën Premier, transmeton telegrafi.
Te Lyoni, shpreson që të ketë më shumë minutazhë, ndërsa L’Equipe ka zbuluar pagën e tij.
Sipas asaj që raporton mediumi francez, Shaqiri do të fitojë 350 mijë euro në muaj, gjatë tre vitesh qëndrimi në Ligue 1.
Lojtari që vije nga Zhegra e Gjilanit ndër vite ka pasur pagë të lartë, por edhe një sukses të jashtëzakonshëm, ku vlen të përmendet edhe Liga e Kampionëve me Bayern Munichun në vitin 2013
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.