Chelsea është duke tentuar me ngulm që ta transferojë Declan Ricen nga West Ham United.
The Blues ka kohë që duan ta transferojnë mesfushorin anglez, mirëpo Çekanët kërkojnë çmim të lartë për të.
Besohet se West Hami po kërkon rreth 80 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa Chelsea nuk ofron më shumë se 60 milionë.
Lojtari është duke insistuar që të rikthehet e blutë e Londrës, pasi në të kaluarën ishte pjesë e akademisë së tyre.
Mirëpo, West Hami i ka bërë me dije Chelseat se nuk do të lëshojnë pe në shitjen e lojtarit dhe duhet ta rrisin ofertën.
Rice nuk dëshiron të rinovojë kontratën e cila i skadon në vitin 2023, mirëpo kampioni i Evropës e ka si opsion edhe Saul Niguezin e Atletico Madridit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.