Federico Valverde ka zgjatur kontratën me Real Madridin.
Uruguaiani ka nënshkruar kontratë të re që do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vitit 2027.
Lajmi është konfirmuar nga vet klubi madrilen përmes një komunikate për media.
“Real Madrid CF dhe Fede Valverde kanë rënë dakord të zgjasin kontratën e lojtarit, i cili do të mbetet i lidhur me klubin për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2027” – thuhet në njoftim.
23-vjeçare është pjesë e Real Madridit që nga viti 2016, ku e kishte kaluar një sezon në ekipin e dytë, për të kaluar pas një viti në ekipin e parë, ku edhe arriti ta dëshmonte veten.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.