Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe thuhet se dëshiron vetëm të transferohet të Real Madridi.
Mbappe është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin francez, por ende nuk ka asnjë marrëveshje për rinovimin e saj.
Situata e tij e komplikuar ka bërë që disa klube të mëdha evropiane të vihen pas tij, me theks te veçantë Real Madridi.
Gjatë të martës u raportua për një ofertë prej 160 milionë eurosh nga Los Blancos drejtuar PSG-së për yllin francez.
Megjithatë, kjo ofertë u refuzua nga drejtuesit e klubit nga Parc des Princes, pasi e shohin si të pa-shitshëm sulmuesin.
Sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Romano, Mbappe dëshiron të bashkohet me Real Madridin.
Këtë verë ose verën e ardhshme si lojtar i lirë, ai dëshiron të bëjë realitet ëndrrën e tij të fëmijërisë.
Romano shton se kjo është arsyeja pse ai po refuzon ofertat e reja për rinovimin e kontratës me PSG-në.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.