×
  • Lajme
  • Lajme

    Infermierët e Infektivës i reagojnë qeverisë Kurti: Të bashkuar do të punojmë, 60 euro nuk ua dojmë

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 16:41

    Një grup i infermierëve të Klinikës Infektive kanë reaguar kundër vendimit të Qeverisë për ndarjen e 60 eurove si shtesa për përkrahje për punën e tyre gjatë pandemisë.


    Infermierët kanë thënë se nuk i duan 60 euro dhe përkundër kësaj, ata do të vazhdojnë punën me pacientë, shkruan Gazeta Shneta.

    “Kështu të bashkuar do t’punojm,shtesat 60 euro nuk jau dojm! Mbani për veti, ndoshta ja u shihni hajrin!!!!”, thuhet në reagimin e tyre në Facebook.

    Kundër vendimit të Qeverisë kanë reaguar edhe Oda e Infermierëve të Kosovës, si dhe Federata e Sindikatave të Shëndetësisë të cilët e kanë quajtur vendim skandaloz dhe ofendues për punëtorët shëndetësorë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!