×
  • Sport
  • Sport

    Perez thyen heshtjen për Mbappen, nuk i pëlqeu reagimi i PSG-së

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 18:32

    PSG e konsideron të pamjaftueshme ofertën 160 milionë euro për Mbappen. PSG e ka pranuar gjithashtu se lojtari dëshiron të largohet, derisa Leonardo nuk ka lë fjalë pa thënë për Realin; “Real Madridi ka dy vjet që e bën këtë, kjo nuk është në rregull, është e jashtëligjshme sepse ata e kanë kontaktuar edhe vetë lojtarin“.


    Kylian Mbappë vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe s’do të ndryshojë asgjë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

    Tashmë Real Madrid ka bërë një ofertë për sulmuesin francez, 160 milionë euro.

    Parisi e konsideroi të ulët ofertën duke refuzuar zyrtarisht atë, madje Leonardo ia bëri medije të gjithëve se Mbappe do të largohet vetëm me kushtet e tyre.

    PSG do së paku 180 milionë euro, aq sa e ka blerë nga Monaco.

    Drejtori sportiv i PSG-së reagoi me tone të ashpëra, derisa e pranoi se Mbappe dëshiron të largohet.

    Tani e ka thyer heshtjen edhe presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, pas reagimit të Paris Saint Germain.

    Komentatori sportiv, Jose Manuel Moreno, përmes një postimi në Twitter zbulon komunikimin me kreun e Real Madrid.

    “Perez më ka thënë fjalë për fjalë: ‘PSG ka kthyer përgjigje dhe e ka bërë në mënyrë të vrazhdë‘”, shkruan Moreno.

    Sipas Leonardos, Madridi po luan pisët dhe nuk synojnë ta blejnë Mbappe, por të tregojnë që bënë gjithçka dhe ta marrin verën e ardhshme falas.

    Ai gjithashtu ka thënë se janë të gatshëm t’ia shesin Mbappen Realit, por vetëm sipas kushteve të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!