×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Të shtëna me armë zjarri dhe dhunë në Tiranë, plagoset një person

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 22:00

    Një tjetër person gjithashtu i përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.


    Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me sende të forta në Tiranë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko”, pranë zonës së njohur si Restorant Durrësi.

    Bëhet me dije se disa të rinj janë përleshur me njëri-tjetrin duke përdorur dhe sende të forta. Për pasojë, njëri prej tyre ka marrë plagë në trup dhe është dërguar në spital. Ndërkohë, një tjetër person gjithashtu i përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

    Nga të shtënat me armë nuk bëhet me dije se ka pasur persoa të lënduar. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në ktë konflikt.

    Njoftimi i policisë Tiranë

    Më datë 25.08.2021, rreth orës 21:10, në rrugën “Memo Meto” gjatë një konflikti të çastit është dëmtuar me sende të forta shtetasi B. S., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit, njëri prej personave të përfshirë në konflikt, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar. Nga konflikti nuk ka asnjë person të dëmtuar me armë zjarri. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!