×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarët e komunave në veri thonë se Albulena Haxhiu po i kërcënon gjyqtarët serbë, i bëjnë thirrje ta ndalë këtë

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 22:47

    Të papranueshëm e quajnë vendimin e Gjykatës së Apelit për Ivan Todosijeviqin kryetarët e komunave se Leposaviçit, Zubin Potokut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.


    Ata me anë të një njoftimi kanë kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që t’i ndaj kërcënimet siç thonë ata që janë duke ndodhur nga gjyqtarëve serbë.

    “Në emër të qytetarëve të komunave tona, ne e mirëpresim vendimin e gjyqtarëve serbë, i cili i dërgon një mesazh të qartë Prishtinës se shkelja e Marrëveshjes së Brukselit është e papranueshme dhe është në dëm popullit serb, në rastin e Ivan Todosijeviqit, bazuar në kohën kur gjyqtarët tanë ishin integruar në sistemin e drejtësisë në Kosovë”.

    “Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje ministres së Drejtësisë të Prishtinës, Albulena Haxhiut, ta ndalojë kërcënimin ndaj gjyqtarëve serbë, dhe të fillojë sa më parë një procedurë për të përcaktuar përgjegjësinë për mosrespektimin e marrëveshjes së Brukselit, e cila garanton në dy gjykatës serbë dhe një shqiptar gjë që konfirmoi në deklaratën e tij në emër të BE-së, Petar Stano”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.

    Todosijeviq është dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata e Apelit, nga Bashkimi Evropian kanë thënë se Kosova e ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit me dënimin e Todosijeviqit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!