Një konflikt fizik ka ndodhur mbrëmë në Tiranë te rruga “Memo Meto”, zona e njohur ndryshe si “Restorant Durrësi”.
Konflikti që nisi me sende të forta ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri.
Mësohet se nga konflikti me sende të forta ka mbetur i plagosur shtetasi B.S, 32 vjeç i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Personi tjetër i përfshirë dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar.
Nuk dihet ende motivi i sherrit, por policia ka ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e personit i cili qëlloi me armë zjarri.
Ngjarja ka shkaktuar kaos tek banorët, pasi është një zonë banimi mjaft e populluar.
Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj bën me dije se nuk dihet ende nëse ka pasur një lidhje të mëparshme mes personave të përfshirë në konflikt, por kjo do të mësohet pasi të merret dëshmia e 32-vjeçarit të plagosur.
Mësohet se 32-vjeçari, sipas burimeve nga ana e spitalit ndodhet nën kujdesin e mjekëve, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.