Një vajzë e re është grabitur dhe sulmuar seksualisht nga qindra burra në një park në Lahore të Pakistanit.
Incidenti vulgar ndodhi më 14 gusht në Ditën e Pavarësisë së vendit, por u raportua vetëm disa ditë më vonë.
Pamjet e rënda të xhiruara nga kalimtarët tregojnë turmat e burrave që shtyjnë dhe ngrejnë në ajër gruan e re, e cila tentonte te filmonte një video për rrjetin TikTok pranë monumentit Minar-e-Pakistan, me disa shoqe të saj.
Por burrat e ndanë atë nga shoqet, i vodhën paratë dhe bizhuteritë, para se ta lëshonin në ajër, t’i hiqnin rrobat e ta preknin nëpër trup gjate rremujes kaotike.
Inspektori i përgjithshëm i policisë tha se një numër prej 66 të dyshuarish janë identifikuar dhe po merren në pyetje nga policia, ndërsa dy oficerë policie janë pezulluar për neglizhencë.
Viktima kishte deklaruar më pas në policinë e Lorry Adda në Lahore: “Njerëzit më shtynin e tërhiqnin, aq sa më grisën rrobat”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.