Më shumë se 10 persona në ditë kanë gjetur vdekjen si pasojë e COVID-19 në Kosovë javën e fundit. Nga 19 gushti e deri më 25 gusht, çdo ditë janë regjistruar afro 2000 raste të reja pozitive duke e regjistruar kështu javën më të rëndë që nga fillimi i pandemisë.
75 persona kanë humbur betejën me virusin në 7 ditët e fundit, ndërsa janë regjistruar saktësisht 13 mijë e 956 raste të reja, në valën e re të pandemisë në vend.
Dita më e rëndë në mesin e këtyre shtatëve të fundit ka qenë 23 gushti kur u regjistruan 17 vdekje. sa i përket rasteve të reja, sot, e mërkurë, u regjistruan 2541 raste të reja në ditën rekord.
Me rritjen alarmante të rasteve të reja, numri i rasteve aktive me COVID-19 ka shkuar në 23 mijë e 845.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.