×
  • Sport
  • Sport

    Sot është shorti i Ligës së Kampionëve, gjithçka që duhet të dini

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 11:14

    Pas ndeshjeve të play-off’it të mërkurën, janë kompletuar 32 ekipet që do të marrin pjesë në edicionin 2021/22 të Ligës së Kampionëve.


    Shorti i fazës grupore në Ligën e Kampionëve do të hidhet sot në orën 18:00 në Stamboll të Turqisë, raporton Gazeta Express.

    Shorti i fazës grupore është një prej ngjarjeve më interesante në futbollin evropian, pasi tifozët nga i gjithë kontinenti e kuptojnë se me cilat ekipe do të përballet skuadra e tyre e zemrës.

    Cilat ekipe 32 janë në shortin e fazës grupore?

    Janë 32 ekipe fantastike që do të luftojnë për tgrofeun e çmueshëm evropian dhe ato fillimisht do të ndahen në tetë grupe me nga katër skuadra, bazuar në renditjen e tyre. Ekipe nga i njëjti vend nuk lejohen në të njëjtin grup.

    Katër vazos e shortit janë si në vijim:

    Vazo 1: Chelsea, Villarreal, Atletico Madrid, Manchester City, Bayern Munich, Inter, Lille dhe Sporting CP

    Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, Juventus, Manchester United, Paris Saint-Germain, Liverpool, Sevilla dhe Borussia Dortmund

    Vazo 3: Porto, Ajax, Shakhtar Donetsk, RB Leipzig, RB Salzburg, Benfica, Atalanta dhe Zenit Saint Petersburg

    Vazo 4: Besiktas, Dynamo Kyiv, Club Brugge, Young Boys, AC Milan, Malmo, Wolfsburg dhe Sheriff Tiraspol.

    Kur do të zhvillohen ndeshjet e fazës grupore?

    Si gjithmonë, çdo ekip do t’i zhvillojë nga gjashtë ndeshje dhe ato do të luhen në mesjavë, të martave dhe mërkurave.

    Ato do të zhvillohen më 14/15 shtator dhe 28/29 shtator, 19/20 tetor, 2/3 nëntor dhe 23/24 nëntor, si dhe më 7/8 dhjetor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!