Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrique ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit të ardhshëm.
Spanja do t’i luajë tri ndeshje në shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Më 2 shtator është mysafire e Suedisë, ndërsa tri ditë më vonë e pret Gjeorgjinë.
Ndeshjen e fundit të shtatorit, Spanja e luan në Prishtinë kundër Kosovës më 8 shtator, në kuadër të Grupit B kualifikues. Spanja është e para në grup me shtatë pikë të mbledhura pas tri ndeshjeve të luajtura, duke e lënë pas vetes Suedinë me gjashtë sosh.
Në vendin e tretë është Greqia me dy pikë, pastaj vjen Gjeorgjia me një pikë dhe Kosova që është e fundit pa asnjë pikë. Lista e Spanjës për ndeshjet e muajit shtator: Unai Simon, David De Gea, Robert Sanchez, Jordi Alba, Jose Gaya, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Matinez, Raul Albiol, Sergio Busquets, Rodri, Koke, Mikel Merino, Carlos Soler, Brais Mendez, Pablo Fornals, Pablo Sarabia, Ferran Torres, Adama Traore, Alvaro Morata, Gerard Moreno e Abel Ruiz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.