×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi ka tre emra për ta zëvendësuar Ronaldon

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 13:34

    Në rast se Cristiano Ronaldo transferohet te Manchester City, atëherë skuadra e Juventusit ka tri emra në listë për ta zëvendësuar yllin portugez, ka raportuar të enjten e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”.


    Gjasat janë të mëdha që Ronaldo të zhvendoset në Angli, pasi tashmë ka kërkuar largimin nga Juventusi, ekip me të cilin ka kontratë deri vitin e ardhshëm.

    Te Juventusi tashmë po përgatiten për ta zëvendësuar Ronaldon. Emri i parë në listën e ekipit italian është sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Mauro Icardi kurse pas tij vijnë edhe Moise Kean i Evertonit dhe Luka Joviqi i Real Madridit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!