×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda një dite 18 të vdekur nga coronavirusi, Nushi: Qeveria i ka duart me gjak

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 15:26

    Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për menaxhimin me pandeminë coronavirus.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Nushi ka thënë se Qeveria i ka duart me gjak, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për takimin e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velijaj, me të cilin diskutuan për aktivitete kulturore.

    “Sot, kur shenohen 18 te vdekur dhe mbi 2200 te infektuar, Ministri Vitia ka humbur kohe duke e takuar kryetarin e Tiranes per te folur per aktivitetet kulturore. Ne takim s’ka marre pjese ministri i kultures por ai o shendetesise!”, ka shkruar Nushi në Facebook.

    Ndryshe, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 18 raste të vdekjes si pasojë e infektimit me coronavirus në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 2 mijë e 295 raste të reja pozitive.

    Ky është postimi i plotë i Nushit:

    Qeveria i ka duart me gjak!

    Sot, kur shenohen 18 te vdekur dhe mbi 2200 te infektuar, Ministri Vitia ka humbur kohe duke e takuar kryetarin e Tiranes per te folur per aktivitetet kulturore. Ne takim s’ka marre pjese ministri i kultures por ai o shendetesise!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!