Cristiano Ronaldo po i afrohet çdo moment e më shumë transferimit te Manchester City.
Nga Spanja, AS bën me dije se sulmuesi ka arritur marrëveshjen me Manchester City për pagën dhe gjatësinë e kontratës.
Nga ana tjetër kjo medie bën me dije se Juventusi dhe Manchester City po negociojnë për lojtarin që do zbarkojë në Torino në kthim.
Manchester City pretendon të përfshijë Sterling, por Juventus do një sulmues qendre dhe ka zgjedhur Gabriel Jesus.
Ndërkohë, një tjetër burim pretendon se ka marrëveshje mes të gjitha palëve dhe Ronaldo do kalojë te Manchester City.
Këtë lajm e bën të ditur Gonçalo Lopes, gazetar portugez, por mbetet të shihet nëse lajmi do konfirmohet nga mediet e mëdha.
Ronaldo e Manchester City. Done deal ✔️
— Gonçalo Lopes (@_GoncaloLopes) August 26, 2021
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.