×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Do ta themelojmë Policinë e Kryeqytetit, prindërit duhet të ndihen të sigurtë kur i dërgojnë fëmijët në shkollë

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 19:27

    Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinë nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se fokus i tij do të jetë zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin.


    Haradinaj premtoi siguri më të madhe në shkolla, ku planifikohen të vendosen radarë automatik dhe kamera Smart.

    “Zbatimi i Ligjit për Kryeqytetin do të jetë në fokus të qeverisjes së ardhshme. Shkollat nuk do të lejohen të mbahen nën presion nga huliganët. Themelimi i Policisë së Kryeqytetit, vendosja e radarëve automatik dhe vendosja e kamerave Smart do të ndikojë në rritjen e sigurisë për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!