×
  • Lajme
  • Lajme

    995 pacientë me Covid të shtrirë në spitale, pothuajse të gjithë me oksigjeno-terapi

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 20:01

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka raportuar se 1 mijë e 116 pacientë janë të shtrirë në spitalet e Kosovës, prej tyre 995 me Covid-19.


    Nga 995 pacientë të hospitalizuar që janë të infektuar me Covid-19, pothuajse të gjithë, pra 935 prej tyre janë në oksigjeno-terapi, shkruan Reporteri.net.

    Ky është raporti i SHKUK-së për ditën e sotme:

    1116 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

    995 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

    935 me oksigjeno-terapi

    37 në gjendje të rënduar shëndetësore

    Në QKUK, 396 pacientë të shtrirë, 359 prej tyre Covid-19 pozitivë, 332 me oksigjeno-terapi

    – Klinika Infektive, 117 pacientë

    – Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 86 pacientë

    -Klinika Infektive 3 (Interno), 60 pacientë

    – Mjekimi Intensiv Qendror Covid- 19, 11 pacientë

    – Klinika e Pulmologjisë, 85 pacientë

    – Klinika e Pediatrisë, 13 pacientë

    – Klinika e Gjinekologjisë, 24 pacientë

    Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 720 pacientë, 636 prej tyre Covid-19 pozitivë, 603 me oksigjeno-terapi.
    – Spitali i Prizrenit, 143 pacientë

    – Spitali i Gjakovës, 129 pacientë

    – Spitali i Pejës, 180 pacientë

    – Spitali i Gjilanit, 125 pacientë

    – Spitali i Mitrovicës, 40 pacientë

    – Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë

    – Spitali i Ferizajt, 82 pacientë

    Kujtojmë se 18 persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me coronavirus, teksa janë konfirmuar edhe 2 mijë e 295 raste raste të reja pozitive.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!