×
  • Sport
  • Sport

    E konfirmuar, Juve po e pret ofertën e Cityt për Ronaldon për ta mbyllur marrëveshjen sa më parë

    Reporteri
    26 Gusht 2021 | 23:35

    E konfirmuar, Ronaldo ka kërkuar largimin nga Juventusi. Jorge Mendes po diskuton me Cityn për kontratën e CR7 që mund të jetë deri më 2023.


    Fabrizio Romano nga burime të sigurta, ka bërë të ditur se tashmë CR7 ka kërkuar largimin nga Juventusi.

    Sipas Romanos, i ka kërkuar Zonjës së Vjetër që ta shesin këtë verë dhe klubi më i mundshëm është Manchester City, që raportohet në shumë media se është gjithçka e kryer tashmë.

    Romano gjithashtu shkruan në Twitter se Manchester City po punon për ofertën zyrtare drejt Juventusit për blerjen e CR7.

    Edhe Juve është duke pritur për ofertën e City dhe CR7 s’do të jetë i gatshëm për ndeshjen e vikendit.

    Romano shkruan se Juve është e gatshme që të mbyllë shitjen e Ronaldos brenda disa orësh.

    Nëse Ronaldo transferohet në City, e Mbappe në Madrid, derisa tashmë Messi është transferuar në PSG – padyshim se kjo verë do të mbahet mend si vera më e çmendur në tregun e transferimeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!