×
  • Lajme
  • Shqipëria

    “Na zunë pritë pranë banesës”, 58-vjeçari ekzekutohet me breshëri kallshnikovi – gruaja e viktimës u shpëton plumbave

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 8:42

    Krimi ka tronditur sërish Shqipërinë. Sokol Çelaj, 58 vjeç është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:50 në fshatin Reç, Malësi e Madhe.


    Çelaj ka qenë në një mjet tip Benz ML së bashku me bashkëshorten e tij në momentin që një person ka qëlluar 8 herë në drejtim të tyre.

    Në dëshmine e saj në polici bashkëshortja ka deklaruar se një person i ka dalë para me kallashnikov dhe ka qelluar në drejtim të tyre. Bashkëshortja nuk ka arritur të identifikojë se kush ka qenë autori për shkak të errësires.

    ” Sapo kemi dal nga rruga e asfaltuar për të shkuar tek shtëpia, nga e djathta e jonë një person në këmbë ka dal nga pylli dhe ka filluar të qëllojë”.

    Viktima për disa vite ka qenë emigrant në Angli ndërkohë që prej 3 vitesh ështe kthyer në vendlindje dhe ka punuar në disa prej restoranteve në zonën e Malësise se Madhe.

    Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli, por nuk ka asnjë të arrestuar për ngjarjen në fjalë.

    Njoftimi i policisë

    Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij. Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!