×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mark Marku jep dorëheqjen nga mandati i deputetit

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 9:28

    Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës për Partinë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Mark Marku ka lënë mandatin e deputetit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes një editoriali për gazetën Panorama.


    Marku ka dorëzuar dorëheqjen dhe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD.

    Për arsyet e dorëheqjes, Marku thotë se kanë të bëjnë me vizionin e opozitës. Ai thotë se Basha është thjesht “kryetar i partisë së Berishës”.

    “PD po shndërrohet në një parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet, Berishës dhe Bashës, të një grupi të ngushtë drejtuesish të PD-së dhe ndoshta edhe të disa prej deputetëve të saj duke i tradhtuar interesat e atyre që e kanë mbështetur me aq mund, përkushtim e sakrifica”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!