×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet shtetasi i Shqipërisë: Dyshohet se 21 vjet më parë vrau një person dhe plagosi dy të tjerë në Koshare

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 10:20
    Fotografi ilustruese.

    Prokuroria Themelore në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, dje ka ndaluar personin me inicialet M.D., nga Republika e Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.


    Sipas Policisë, ekziston dyshimi se i njëjti, më 12 nëntor të vitit 2000, në fshatin Koshare, Komuna e Gjakovës, me armë zjarri ka vrarë një person, dhe ka plagosur dy persona të tjerë.

    Policia e Kosovës njofton se dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!