Një aksident me bilanc tragjik ndodhi paraditen e sotme në provincën Konya të Turqisë duke lënë gjashtë të vdekur dhe dy të lënduar.
Mediat turke raportojnë se një kamion i mbushur me plehra kimikë është përplasur me një minibus duke mos i dhënë asnjë shans udhëtarëve.
Shpenzoni 30 sekonda për të rritur përvojën e kënaqësisë seksuale
Gjashtë prej tyre ndërruan jetë në vend për shkak të përplasjes së fortë, ndërsa dy të tjerë u dërguan në spital.
Turqia njihet për rrugët e rrezikshme, ku vetëm pak ditë më parë ndodhi një tjetër aksident i ngjashëm me 9 viktima.
Kësaj radhe ishte një kamion që përplasi autobusin duke shkaktuar një masakër të vërtetë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.