×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mandati i tretë: Rama mbledh sonte grupin parlamentar

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 13:33

    Kryeministri Edi Rama mësohet se do të mbledhë mbrëmjen e sotme në Pallatin e Brigadave deputetë dhe ministra. Darka që do të mbahet në orën 19.00, do të jetë një takim për mandatin e tretë.


    Të pranishëm do të jenë deputetë dhe ministra mandati i të cilëve ka përfunduar, si dhe deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Të rinj dhe të vjetër do të bëhen bashkë për të diskutuar për bilancet e qeverisë së kaluar dhe objektivat e qeverisë së re.

    Dy ditë më parë kryeministri Rama në një deklaratë për mediat me të gjithë anëtarët e kabinetit, njoftoi se javën që vjen do të prezantohet qeveria e re, për mandatin e tretë qeverisës. Po atë ditë, Rama tha se mjekja Najada Çomo kishte dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit për shkak të situatës me Covid.

    Disa orë me vonë dhe zv.kryeministri Erion Braçe bëri një shkrim ku la të kuptohej se nuk do të ishte pjesë e kabinetit të ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!