Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë 26-vjeçare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën Kamzës në Tiranë, ku efektikët e komisariatit nr.5 vunë në pranga shtetasin me inicialet A.SH.
31-vjeçari është arrestuar në kushtet e flagrancës, ndërsa tashmë duhet të përgjigjet për akuzën e rëndë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Sh., 31 vjeç, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare”, bën me dije policia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.