×
  • Lajme
  • Lajme

    Shtyhet fillimi i vitit shkollor, me 13 shtator hapen shkollat

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 16:17

    Mësimi nuk dobtë filloj me 1 shtator. Kjo u bë e ditur pas një takimi të kryetarëve të komunave dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.Sipas njoftimit, shkollat hapen me 13 shtator.


    Asociacioni i Kosovës ka treguar se çka u bisedua ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë e pushtetit lokal në takimin e së premtes.

    Njoftimi i plotë:

    ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS DHE KOMUNAT PATËN TAKIM ME MINISTRINË E SHËNDETËSISË

    Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë z.Arben Vitia për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë Covid–19 pas rritjes së rasteve të reja të infektimeve dhe vlerësimin e masave me qëllim të uljes së rasteve të vdekjeve dhe infektimeve të reja dhe kundër shpërndarjes së këtij virusi.

    Ministri i Shëndetësisë z.Vitia në fjalën hyrëse informoi Kryetarët e Komunave lidhur me situatën e tashme pas rritjes së rasteve të infektimeve. Ndër të tjera ai theksoi se versioni Delta i Covid-19 është duke u përhapur 4 deri 6 herë më shpejtë dhe më shumë. Në këtë segment mosha e të të infektuarëve mes 10—20 vjeçarëve është duke u rritur. Institucionet tona kanë marrë masa edhe për shtimin e numrit të shtretërve në spitalet tona.Poashtu, Ministri i Shëndetësisë informoi Kryetarët e Komunave edhe për disa vendime dhe masa shtesë.– Mësimi nuk fillon deri më 13 shtator dhe atëherë të rivlerësohet situata.

    – Gastronomia do të punoj vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambiente të jashtme.
    – Do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.
    – Do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inspektues për të fuqizuar betejën e kundër kësaj pandemie.
    – Komunat në shkallë 92% sipas kërkesave të tyre janë furnizuar me barna esenciale.
    – Në fillim të shtatorit do të mbërrijnë edhe 470 mijë vaksina përmes Covax.
    – Deri me 13 shtator do të punohet vetëm me staf esencial nëpër institucione.

    Në anën tjetër Kryetarët e Komunave shprehën gatishmërinë edhe për angazhime shtesë në betejën kundër pandemisë Covid-19 duke theksuar se jeta e qytetarëve tanë është prioritet për institucionet tona dhe gjitha masat dhe angazhimet shtetërore duhet të shkojnë në këtë drejtim. Mirëpo në këtë drejtim, Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që të shtohet numri i qendrave të vaksionimit, të shtohet numri i inspektorëve komunalë për respektim e masave anti-covid-19 si dhe rekrutimi i stafit shëndetësorë të decentralizohet tek komunat.

    Ministri i Shëndetësisë z.Vitia lidhur me kërkesën për shtimin e Qendrave të Vaksionimit tha se numri i të vaksinuarëve bëhet në proporocion me numrin e vaksinave që shteti ynë ka në dispozicion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!