×
  • Lajme
  • Lajme

    Dardan Krivaqa u lirua dy herë para se ta kryente dënimin, me vendime të drejtorëve të burgjeve

    Reporteri
    27 Gusht 2021 | 17:01

    Një raport i publikuar në media tregon se personi i dyshuar për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, Dardan Krivaqa ishte liruar dy herë para kohe. 


    Ky vendim ishte marrë nga drejtorët e burgut të Gjilanit dhe Burgut të Dubravës.

    KALLXO.com ka siguruar një raport nga Ministria e Drejtësisë që tregon se në vitin 2012 Krivaqa ishte liruar nga burgu tre muaj para kohe me vendim të drejtorit të kësaj qendre.

    Një veprim i ngjashëm kishte ndodhur edhe në vitin 2017 ku Krivaqa ishte liruar tre muaj para kohe me vendim të drejtori të Burgut të Dubravës.Informacioni është konfirmuar edhe nga Ministria e Drejtësisë e cila menaxhon me Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    “Personi në fjalë është pranuar në QP në Gjilan më 21.10.2012, ku ishte i dënuar me dy vite e pesë muaj për veprën penale, Vjedhje e rëndë dhe armëmbajtje pa leje”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

    “Pas ankesës në Gjykatën Supreme, të njëjtit i është ulur dënimi në dy vite. Po ashtu, sipas Nenit 127 të Ligjit të vjetër për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, i njëjti, ka përfituar tre muaj lirim të parakohshëm dhe është liruar më 17.08.2012 nga QP Gjilan” thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

    Ministria tregon se Krivaqa ishte burgosur përsëri pak muaj më vonë dhe ishte dërguar në qendrën e Dubravës.

    “I njëjti, sipas Nenit 127 të Ligjit të vjetër për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, më 28.04.2017 është liruar nga QK Dubravë tre muaj më herët me Lirim të Parakohshëm” thuhet në përgjigjën e Ministrisë së Drejtësisë.

    Dardan Krivaqa dyshohet se vrau në rrethana misterioze vajzën 18 vjeçare nga Ferizaj.

    Ai kishte precedentë të shumtë penal ndërsa dosja e tij është publikuar nga gjykata ku thuhet se ka pasur të paktën 10 procese gjyqësore.

    Dardan Krivaqa kishte qëndruar për dy ditë në arrati, derisa ishte kapur nga Policia e Kosovës në afërsi të fshatit Sojevë të Ferizajt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!